Rozë Ndërkombëtar

Kaq milionë euro fiton CR7 për një postim në Instagram

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 400 milionë ndjekës në Instagram, duke e bërë atë profilin më të ndjekur në platformë.

Lojtari i Manchester United u bë llogaria më e ndjekur në Instagram vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 37-të, duke ia kaluar 309 milionë ndjekësve të Kylie Jenner, shkruan Daily Mail.

Ekspertët e basteve OLBG kanë zbuluar se sa shumë mund të fitojë ylli portugez nga një postim në rrjetet sociale. 

Në shtator 2021, Ronaldo kishte 237 milionë ndjekës që rezultuan në një vlerësim prej 1,019,100 £ për postim.

Me 400 milionë ndjekësit e tij aktualë, të ardhurat e Ronaldos rriten në 1,720,000 £ – mbi trefishin e pagës së tij javore prej 480 mijë £ në Manchester United.    

Ndjekësit e ish-Galactico janë rritur me 163 milionë në vetëm 5 muaj me një mesatare prej 10 milionë pëlqime për postim.

37-vjeçari doli i treti në listën e atletëve më të paguar të Forbes për vitin 2021, dhe me rritjen e të ardhurave të tij nga faqja e mediave sociale, mund ta shohë Ronaldon të rritet edhe më shumë këtë vit.

Pika historike mbresëlënëse do të thotë se ai ka më shumë ndjekës se të gjitha 92 klubet e futbollit në piramidën e Ligës Angleze të Futbollit.

Postimet e tij të fundit në Instagram përfshijnë foto me familjen e tij, foto trajnimi dhe foto nga udhëtimet e tij jashtë vendit./SHQIP.com