Lajme

Kaq lindje, vdekje, shkurorëzime e divorce ndodhën gjatë muajit korrik në Kosovë

Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për muajin korrik 2022 në lidhje me lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet.

Sipas tyre këto të dhëna janë publikuar duke u bazuar në të dhëna administrative.

“Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër”, thuhet nw njoftim.

Në muajin korrik janë regjistruar 2 498 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 303 lindje janë meshkuj dhe 1 195  lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 835 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 457 janë meshkuj dhe 378 janë femra.

Në muajin qershor 2022 janë regjistruar gjithsej 1 444 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 148 raste./SHQIP.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.58
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.75
Sot : 24/09/2022