Lajme

Kaq kohë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova mëngjesin e sotëm kanë filluar të jenë më të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në pikën kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, ku pritjet zgjasin deri në 30 minuta dhe kolona e makinave është rreth 100 meta e gjatë, kurse në Merdarë deri në 15 minuta.

Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta.

/Shqip.com