Lajme

Kaq janë pritjet në zonat kufitare në Kosovë

Pritjet në pika kufitare.

Ëshë java e fundit e muajit qershor dhe ende nuk ka nisur fluksi i mërgimtarëve të cilët vijnë në Kosovë përmes pikave kufitare.

Mërgimtarët nga shumë vende të botës zgjedhin që verën ta kalojnë në Kosovë, pranë më të dashurve të tyre.

Por pavarësisht se tashmë është koha kur në Kosovë ndër vite nisin ardhjet e tyre, ende nuk ka filluar fluksi i ardhjes.

Kjo vërehet edhe në pikat kufitare në hyrje të Kosovës.

Tabela e publikuar nga MPB-ja

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet në pikat kufitare janë pesë minutëshe.

Theksojmë se në kohën kur rritet numri i mërgimtarëve të cilët vinë në Kosovë, këto pritje shndërrohen në disa orë./Shqip.com