Kapiteni po largohet nga Londra

Pas nëntë viteve, ai do të largohet nga “Stamford Bridge”.
Cezar Azpilicueta do ti’ ndajë rrugët me Chelsean në fund të sezonit.
Kapiteni i londinezëve ka arritur marrëveshje me Barcelonën, për sezonin e ardhshëm – sipas AS.
Reprezentuesi spanjoll nuk e ka vazhduar kontratën tij me kampionët e Evropës – dhe katalunasit nuk do shpezonjnë asnjë qindarkë për të siguruar shërbimet e tij.
32 vjeçari ka qenë ndër futbollistët kryesorë të Chelseat – në dekadën e fundit.
I njohur për përgaditjen e lartë fizike, ai ka zhvilluar 321 paraqitje në ishull që nga viti 2012 e deri më tani.
Pozita e tij natyrale është si mbrojtës i krahut të djathtë, teksa shpesh ka luajtur edhe si qendërmbrojtës.
Këtë sezon, ai ka zhvilluar dhjetë paraqitje në Premierligë, ndërsa është autor i dy asistimeve.
Një arsye tjetër që Azpi mund të ndërrojë ambient është fakti s ka qenë në disa ndeshje në bankën rezervë, pasi Recee James po preferohet më shumë nga Thomas Tuchel. /Shqip.com