Sport Ndërkombëtar

Kapiteni nuk do të largohet

Harry Maguire

Ndeshjen e fundit e shikoi nga stoli.

Një ofertë e ka në tavolinë, por nuk e ka ndërmend të largohet nga “Old Trafford”.

Kapiteni i “Djajve të Kuq”, Harry Maguire dëshiron të qëndrojë në Manchester United– përkundër interesimit të Chelseat.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

29 vjeçari i zhvilloi 30 paraqitje në sezonin e fundit  të Premierligës dhe realizoi një gol.

Ai kishte zbarkuar në “Tetarin e Ëndrrave” në vitin 2017, kurse “Djajtë e Kuq” I patën paguar Leiecester Cityt– plot 87 milionë euro.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 40 milionë euro, teksa ka kontratë me United deri në vitin 2025. /Shqip.com