Kapiteni mbetet në Suharekë
Publikuar:
(29.06.2022 12:47:44)

Titullin e fitoi dhe ambient nuk ndërroi.
Gëzim Morina e ka vazhduar kontratën me Yllin edhe për tre vite.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi në fjalë përmes një postimi në Facebook.
Morina ishte ndër basketbollistët më të dalluar në skuadrën nga Suhareka – në sezonin e fundit.

Vazhdimi i tij me Yllin është një sinjal tjetër – që ky ekip do jetë “arrë” e fortë edhe në sezonin e ri.
“Xhebrailat” janë kampionë të Kosovës në dy vitet e fundit.
Së fundmi, në finale triumfuan ndaj Trepçës – me rezultat të përgjithshëm 3-1 me lojë. /Shqip.com