Sport Shqiptar

Kapiteni Limani vazhdon aventurën me Dritën

FC Drita ka vazhduar kontratën me kapitenin Ard Limani.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi ka konfirmuar lajmin.

Marrëveshja mes dy palëve do të vazhdojë edhe për tre vite të tjera.

Ardi është pjesë e klubit gjilanas që nga korriku i vitit 2017, kur iu bashkua atyre nga Feronikeli.

Ardian Limani, Superliga e Kosovës (2018)

Ai fitoi titullin kampion me “Industrialistët” një herë, kurse dy të tjera me Dritën, njëra nga to më 2018 ( 15 vite nga ai i fundit për klubin) dhe 2020.

Trofe tjetër në sirtarin e tij është edhe ai i Superkupës së Kosovës.

Ardian Limani, Superkupa e Kosovës (2018)

28 vjeçari ka bërë 33 paraqitje për “Intelektualët” këtë sezon në Superligë, ku ka asistuar dy herë.

Aktualisht, ai udhëheqi ekipin në fushë drejt pozitës së tretë, me ç’rast do të marrin pjesë në “Conference League” edicionin e ardhshëm. /Shqip.com