Sport Ndërkombëtar

Kapiteni largohet nga Feronikeli

Lapidar Lladrovci - largohet nga Feronikeli

Feronikeli është në krizë financiare.

Si pasoj e kësaj gjendje – “kanë ikur” thuajse të gjithë futbollistët e ekipës së parë.

Nga kjo skuadër tashmë është larguar edhe kapiteni, Lapidar Lladrovci.

Por, ai nuk do të luaj më në Superligë.

Qendërmbrojtësi i është bashkuar KF Drenasit, në Ligën e Parë, Grupi A.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë skuadra – përmes një postimi në Facebook.

Me Niklin, ai ishte shpallur dy herë kampion i Kosovës, teksa tri herë e ka fituar kupën.

Përvoja e madhe që ka Lladrovci në supe – pritet të jetë një ndihmesë e madhe për këtë ekip që po “lufton” për mbijetesë.

Pas 14-të gjirove të zhvilluara, Drenasi gjendet në vendin e nëntë në tabelë, me 15-të pikë të grumbulluara.

Vetëm katër më pak se Besa, e cila renditet e fundit.

Tabela e Ligës së Parë, Grupi A

Situatë edhe më të vështirë po kalon, Nikli që gjendet në vendin e fundit të Superligës, me vetëm 11-të pikë, pas 18-të ndeshjeve.

Madje, verdhezinjtë – në pjesën e tjetër të kampionatit do të paraqiten me juniorë – pasi e kanë pasur të pamundur përballojnnë pagat e futbollistëve. /Shqip.com

Tabela e Superligës