Sport Ndërkombëtar Marco Reus e mbajti premtimin

Kapiteni ka mbetur i vetmuar

Marcos Reus

Lewandowski iku, Gotze iku, Gundogan iku, Hummels iku dhe u kthye, Sancho iku, tashmë edhe Haaland iku, por kapiteni nuk ndërroi vend.

Marco Reus – nuk e tradhëtoi asnjëherë “Signali Iduna Park” ku respekti për të është në zenit.

“Ju premtoj se kurrë nuk do më shihni me fanellën e Bayern-it. Shumë lojtarë janë bashkuar me Bayern-in sapo kanë marrë një ofertë. Por, kjo nuk do të ndodhë kurrë me mua. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Borussia Dortmund”, ishte premtimi që Marcus Reus i dha fansave të Dortmundit në vitin 2014, kohë kur ishte në kulm të karrierës.

Premtimin e mbajti, paraja nuk e nënshtroi dot.

Marco Reus: 10 things on the Borussia Dortmund captain and Germany star |  Bundesliga

Tashmë, me 32 vite në supe dhe me shiritin e kapitenin në krahë, Reus është larg nga versioni më i mirë, por prezenca e tij në fushën e gjelbër peshon rëndë.

I lindur në Dortmund – Gjermania Perëndimore, më 31 maj 1989, si fëmijë Marcus ishte i pasionuar për futbollin.

Duke parë dashurinë e tij të jashtëzakonshme për këtë sport, prindërit e Reus e ndihmuan atë të stërviste me klube të ndryshme futbolli në lagje kur ai ishte vetëm 4 vjeç.

Ai filloi karrierën e tij në klub me “Post SV Dortmund” ku talenti i tij i madh u pa menjëherë, dhe kjo bëri që prindërit e tij ta regjistronin atë në “Borussia Dortmund”.

Marco Reus - Bio, Net Worth, Salary, Wife, Nationality, Age, Parents,  Family, Height, Wiki, Transfer, Teams Played, Trophies, Awards, Profile,  Kids - Wikiodin.com

Gjermani vazhdoi të luante për Borussia Dortmund derisa vendosi të largohej për ekipin nën 19 vjeç i Rot
Weiss Ahlen, i cili ishte klubi i tij i parë profesional i futbollit për seniorë, në verën e vitit 2006.

Marco luajti te Rot Weiss Ahlen deri në vitin 2009.

Menjëherë në vitin pasues, Reus ishte në gjendje të hynte në ekipin e parë të Ahlen, i cili luante në divizionin e tretë gjerman në atë kohë. Ai u paraqit në 14 ndeshje dhe shënoi dy herë.

Në maj 2009, Marcus nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me klubin ‘Bundesliga’ Borussia Mönchengladbach ku edhe shpërtheu si futbollist, dhe morri vëmendjen e ekipeve më të mëdha në botë.

33 gola në 99 paraqitje ishin shifrat që Reis regjistroi me fanellën e këtij ekipi, para se të bënte hapin e madh në karrierë.

Der Titel-Fluch von Marco Reus

Ëndrra e tij e fëmijërisë – që të luante tek Borussia Dortmund u realizua në vitin 2012. Për kartonin e tij, u paguan 17 milionë euro.

Sezoni i tij debutues me fanellën e Dotmundit, ishte diçka madhështore, pasi atë vit, ata shkuan deri në finalen e Ligës së Kampionëve ku u mposhtën nga Bayern Munchen.

Por, përkundër humbjes së veshgjatës, paraqitjet fenomenale të tij nuk mbetën nën hije, dhe u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani.

Teksa po rritej dita-ditës edhe më shumë si futbollist, dhe kishte oferta nga klubet më të mëdha në bota, gjërat morën një kahje tjetër për Reus.

Lëndimet e njëpasnjëshme, të cilat vazhdojnë ta shoqërojnë kohë pas kohe edhe në vitin 2021, e lanë atë pa e shijuar gjenialitetin që kishte dhe prishën një histori që mund të kishte qenë shumë më e bukur.

Kicker: Marco Reus did not Suffer Serious Injury Against Hertha Berlin -  Fear The Wall

Por, përkundër lëndimeve kohë pas kohe, ai shfaq shkëndija të formës së tij të vjetër, teksa një rikthim në binar e pati në vitin 2019, ku u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani.

Momente të mira po kalon edhe në këtë sezonë, pasi ai ka zhvilluar 28 paraqitje në Bundesliga, ndërsa është autor i nëntë golave dhe 12-të asistimeve.

Respekti dhe dashuria që fansat e Dortmundit e kanë për numrin 11, bëjnë që Signal Iduna Park të oshtijë sa herë që këmbët e Reus të shkelin fushën e gjelbër./Shqip.com