Sport Shqiptar

Kapiteni i kombëtares feston ditëlindjen, vjen urimi nga ekipi italian

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti feston këtë të hënë 31-vjetorin.

Klubi i mbrojtësit “kuqezi”, Atalanta ka zgjedhur ta urojë shqiptarin në një mënyrë shumë të veçantë.

Atalanta ka publikuar një foto të Gjimshitit në rrjetet sociale, ndërsa krahas saj e uron kapitenin e “shqiponjave” në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen, Berat”, shkruhej në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.

/Shqip.com