Lajme

Kapet sasi e madhe barnash pa banderola në Skenderaj 

Pamje nga aksioni i Doganës së Kosovës

Njësitë e Doganës së Kosovës, ditën e sotme kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skenderaj.

Kontrolli ka ardhur pas pranimit të informatave nga qytetarët.

“Kontrolli ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderola) në sasi të konsiderueshme. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës”, ka thënë Dogana në një njoftim për media.

Dogana e Kosovës këshillon qytetarët që të raportojnë parregullsi të tilla dhe të tjera përmes aplikacionit eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt.

Gjithashtu aty ofrohen shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

/Shqip.com