Lajme

Kapet mbi gjysëm kilogrami kokainë në autobusin e linjës Gjermani – Kosovë në Merdare

Kokaina ilustrim

Mbi gjysëm kilogrami kokainë është kapur të premten në pikëkalimin kufitar në Merdare, përcjell Shqip.com.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se droga është konfiskuar në autobusin e linjës Gjermani – Kosovë, në një valixhe krahu.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur 20 paketime të substancës narkotike me rreth 517 gram të llojit kokainë.

“Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Pas kontrolle shtesë të valigjeve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë  tëlllojit kokainë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, Dogana ka bërë të ditur se rasti është dorëzuar te Policia për hetime të mëtejshme./SHQIP.com