Lajme Botë

Kapet mafiozi më i madh i drogës në Kolumbi

Është kapur trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe kreu i bandës më të madhe kriminale në shtetin latino amerikan.

Dairo Antonio Úsuga, i njohur më mirë si Otoniel, u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia të shtunën.

Qeveria kishte ofruar një shpërblim prej 800,000 dollarësh (582,000 £) për informacion rreth vendndodhjes së tij, ndërsa SHBA vendosi një shpërblim prej 5 milion dollarësh për kokën e tij.

Trafikanti më i madh i drogës në Kolumbi.

Presidenti i Kolombisë, Iván Duque përshëndeti kapjen e Otoniel në një video mesazh televiziv, raporton BBC.

“Kjo është goditja më e madhe ndaj trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull”, tha ai. “Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990.”

Otoniel u kap në strehën e tij rurale në provincën Antioquia në Kolumbinë veri-perëndimore, afër kufirit me Panamanë. Ndërsa detajet e operacionit ende po dalin, presidenti tha se një oficer policie ishte vrarë. /Shqip.com