Lajme

Kapen mbi një ton duhan të kontrabanduar, parandalohet evazioni fiskal i mbi 50 mijë eurove

Dogana e Kosovës ka kapur më shumë se një ton duhan të kontrabanduar në disa depo ne regjionin e Prizrenit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Doganës së Kosovës thuhet me kapjen ë këtij malli u parandalua evazionin fiskal të mbi 50 mijë eurove.

“Dogana e Kosovës kap mbi 1 ton duhan të kontrabanduar dhe parandalon evazionin fiskal mbi 50.000 mijë euro. Prishtinë 6 tetor 2022, Njësit e Doganës sot kanë konfiskuar mbi 1 ton duhan dhe cigare në një depo në regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas Doganës, hetimet për rastin janë duke vazhduar.

/Shqip.com