Lajme

Kapen mbi gjysmë kilogram ari në pikën kufitare në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë kapur mbi gjysëm kilogram ari në pikën kufitare në Vërmicë.

Kjo është bërë pas një kontrolle rutinore të një autobusi që vinte nga Shqipëria për në Kosovë.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të Arit në sasi mbi 500 Gram. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit” thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe për hetime të mëtejme.

/Shqip.com