Lajme

Kapen mbi 6 kilogramë drogë afër Vërmicës, ishin fshehur nën gurë

Droga e konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Mbi gjashtë kilogramë drogë që ishin fshehur nën gurë, janë kapur të hënën nga Policia e Kosovës afër pikës kufitare në Vërmicë, përcjell Shqip.com.

Përmes komunikatës, PK bëri të ditur se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur shumë kohë më parë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dal në lokacion. Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur nga persona të panjohur shumë kohë më parë dhe pas matjes rezulton me peshën si në vijim:

(11) njëmbëdhjetë paketime plastike me ngjyrë të zezë me substancë të dyshuar, narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 6 kg e 268 gram”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Policisë./SHQIP.com