Lajme

Kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut

Një tjetër goditje ndaj karteleve të drogës ka arritur departamenti i antidrogës së Selanikut që ka sekuestruar një dërgesë me 160.5 kg kokainë, e cila kishte mbërritur në portin e këtij qyteti dhjetë ditë më parë dhe ishte vendosur në boshllëqet e pllakave të dy kontejnerëve me banane.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me prokurorinë amerikane të antidrogës DEA, por edhe të organeve të Rendit të Maqedonisë së Veriut.

Dy dërgesat lidhen edhe me sasinë prej 105 kg kokainë të kapur dhe sekuestruar në mes të muajit të kaluar përsëri në një ngarkesë bananesh, në të njëjtin port dhe thuhet se janë dërguar nga e njëjta kompani nga Ekuadori me destinacion të njëjtën kompani me qendër në Shkup.

Në orët e ardhshme priten hollësi të tjera në lidhje me këto sasi prej më shumë se një çerek toni kokainë brenda një muaji, që kartelet e drogës tentuan ta fusnin nëpërmjet portit të Selanikut , në Maqedoninë e Veriut e më pas në destinacione të tjera, shkruan TCH.

/Shqip.com