Rozë Ndërkombëtar

Kanye West shihet me një vajzë të re misterioze

Kayne West

Reperi i njohur amerikan Kanye West pas ndarjes me modelen e njohur Kim Kardashian, çdo muaj po shihet me një vajzë të re.

Tani, është fotografuar me një modele misterioze në shtëpinë e tij të re në Malibu, e cila është akoma në ndërtim e sipër.

Kanye dhe zeshkania e cila bëri çmos për ta mbajtur fytyrën e saj të fshehur nga kamerat dhe identitetin e saj,  shkuan në shtëpinë e Ye’s gati 60 milionë dollarësh buzë plazhit në Malibu, raporton TMZ.

E nëse kjo vajzë është thjesht një shoqe, apo diçka më shumë, nuk dihet akoma pasi asnjëri nga këta të dy nuk ka dhënë ndonjë informacion tjetër.

Së fundmi, thuhet se ish gruaja e Kanye, Kim Kardashian është ndarë nga i dashuri i saj Pete Davidson, pas 9 muaje lidhje.

E shumë fansa të Kim dhe Kanye po shpresojnë se këta të dy do të rikthehen së bashku. /SHQIP.com