Rozë Ndërkombëtar

Kanye West humb statusin e miliarderit

Kanye West nuk është më një miliarder, sipas Forbes.

Publikimi raportoi më 25 tetor se reperi humbi vendin e tij në listën e miliarderëve pasi u hoq nga Adidas si pasojë e komenteve antisemitike.

Kompania kishte deklaruar në fillim të këtij muaji se bashkëpunimi i saj me Kanye West ishte “nën shqyrtim”.

Sipas revistës financiare, partneriteti shumëvjeçar i tij me Adidas u vlerësua në 1.5 miliardë dollarë dhe pa të ai thuhet se vlen vetëm 400 milionë dollarë.

Megjithatë, ylli ka të ngjarë të kundërshtojë vlerësimin e Forbes për vlerën e tij neto, ashtu siç ka bërë në të kaluarën.

/Shqip.com