Rozë Ndërkombëtar

Kanye West fotografohet me të dashurën e re, Julia Fox

Kanye West dhe Julia Fox

Rep-artisti i njohur, Kanye West, është duke shijuar kohën si beqar.

Që pas ndarjes nga Kim Kardashian, ai është duke u takuar me vajza të tjera, me të cilat po kalon momente romantike, shkruan Daily Mail.

44-vjeçari së fundmi është fotografuar në New York City, derisa krah tij ishte e dashura e re, Julia Fox.

Që të dy u shfaqën të veshur me plot stil, por çka mori më shumë vëmendje tek audienca, ishte veshja e Kanye.

Ky i fundit u pa me të njëjtat rrova edhe ditën e djeshme, derisa po hynte në një hotel me të dashurën e tij.

Një paraqitje e tillë në publik padyshim që mori vëmendje, teksa paparacit filluan menjëherë të shkrepnin imazhe./SHQIP.com