Rozë Ndërkombëtar

Kanye West dhe Drake vendosin paqe

Drake dhe Kayne West

Duket se diss-et e vazhdueshme mes Drake dhe Kanye West kanë marrë fund, kjo pasi që Kanye postoi një fotografi ku shihet me Drake dhe J Prince.

Në mbishkrimi e fotografisë shihet një pëllumb, i cili mund të simbolizojë paqen mes tyre.

Drake gjithashtu postoi një video me Kanye-n dhe një tjetër me Dave Chappelle. Të dy ishin të pranishëm në një shfaqje komedi të Dave Chappelle në Toronto.

Fotoja dhe videoja vijnë pas ftesës publike të Kanye West për Drake, i cili i kërkoi që t’i bashkohet në një ngjarje më 7 dhjetor në Los Angeles.

 “Po e bëj këtë video për të trajtuar përplasjet e vazhdueshme mes meje dhe Drake. Si unë dhe Drake kemi bërë të shtëna kundër njëri-tjetrit dhe është koha për ta lënë atë të qetë.”

Marrëdhënia e Drake dhe Kanye West u tensionua në vitin 2018, kur Drake akuzoi Kanye West se i kishte bërë të ditur reperit Pusha T se ai kishte një djalë, informacion të cilin Pusha T e përdori në diss-in “Story of Adidon”, kohë kur ekzistenca e djalit të Drake nuk ishte bërë publike.

Në vitin 2018, Kanye postoi në Twitter “s’do të kishte Drake pa Kanye-n.”

Megjithatë, tani duket se është vendosur paqja!./SHQIP.com