Lajme

Kanos drejtorin e Spitalit të Gjakovës, arrestohet një person

Spitali i Gjakovës

Drejtori i Spitalit të Gjakovës ka raportuar në polici gjatë ditës së djeshme se është kanosur nga një burrë.

Në lidhje me rastin policia ka njoftuar se ka arrestuar një person.

“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 19.08.2022 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar Drejtor i Spitalit Rajonal Gjakovë, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar”.

 Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./SHQIP.com