Kane vendos rekord në Kombëtaren e Anglisë
Publikuar:
(24.03.2023 17:55:00)

Anglia mbrëmë e mposhti Italinë (2-1) në Napoli, në takimin e parë të eliminatoreve të Euro 2024. Harry Kane realizoi golin e dytë për “Tre Luanët” dhe të 54-in personal me Kombëtaren angleze.
Kapiteni kaloi Wayne Rooneyn, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në histori me Anglinë. 29-vjeçari ka vendosur edhe rekorde të tjera.
“Fitore e veçantë, pasi nuk festonim në Itali prej gati 60 vitesh. Ishte bërë kohë e gjatë që nuk triumfonim këtu ndaj tyre. Kjo ka rëndësi të madhe për mua dhe shokët e skuadrës”.

“Rekordi i golave? Jam i nderuar, kjo është një arritje e mrekullueshme. Faleminderit shokëve, stafit, gruas dhe familjes sime. Të gjithë atyre që më kanë ndihmuar të mbërrij deri këtu”, deklaroi Kane.
/Shqip.com