Sport Ndërkombëtar

Kane tregon futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur

Harry Kane, gjatë kësaj vere, pas shumë negociatash, u transferua te Bayern Munich.

30-vjeçari nuk ka humbur kohë për të lënë shenjën e tij me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Kane ishte i përfshirë në dy golat e parë të skuadrës në sezonin e ri të Bungesligas në fitoren 4-0 kundër Werder Bremen.

Kapiteni i Kombëtares angleze kohët e fundit dhe një intervistë me median JD Football, ku zbuloi lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë.

Kane, i cili e la Tottenhamin, pasi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në fillim të janarit, sipas raporteve nga Goal, konsiderohet nga shumë si lojtari më i mirë që kanë pasur ndonjëherë Spurs.

I pyetur për lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë, ai tha: “Gareth Bale. Talent i jashtëzakonshëm, ritëm i jashtëzakonshëm, teknikë. Ishte i gjithanshëm dhe padyshim e ka treguar veten edhe në nivelin më të lartë”.

Bale dhe Kane luajtën së bashku në periudhën e dytë të uellsianit te Tottenham në sezonin 2020/21 nën drejtimin e Jose Mourinhos pas ardhjes së Bale nga Real Madridi në formë huazimi.

/Shqip.com