Sport Ndërkombëtar

Kane shpreson të transferohet të skuadra e madhe evropiane

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ende dëshiron të largohet nga klubi këtë verë dhe të qëndrojë në Angli.

Kane, i cili shijoi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, dëshiron të luajë për një klub të Ligës së Kampionëve në sezonin e ri 2023/24.

Sipas mediumit Daily Mail, Kane ende shpreson që Manchester United do të ringjallë ofertën e tyre për shërbimet e tij.

“Djajtë e Kuq” nuk janë të etur të merren me Spurs, të cilët kanë vendosur një çmim prej 100 milionë funteve apo 117 milionë euro për yllin e tyre.

Unitedi janë të gatshëm të paguajnë një tarifë pak më të ulët, por kjo shumë do të fshinte të gjithë buxhetin e tyre të verës.

Kryetari i Spurs, Daniel Levy, është i gatshëm të shesë Kane, por vetëm në një klub jashtë Ligës Premiere, duke dëshiruar të shmangë transferimin e anglezit në “Old Trafford”.

Bayern Munich, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain thuhet se janë të interesuar, por Kane dëshiron të qëndrojë në Angli.

/Shqip.com