Lajme

46 mijë faqe duhen trajtuar para se të nis gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

Seanca e Dhomave të Specializuara të Kosovës është duke vazhduar punimet, ku po disktuohet për ecurinë e çështjeve gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Para pak minutash, në konferencë u bë e ditur se janë 46 mijë faqë dokumente që duhet të trajtohen brenda 30 ditëve.

“I vlerësojmë redaktimet në aktakuzë. Sa i takon redaktimeve të dëshmitarëve, këtu përfshihen edhe 46 mijë faqe. Nga ZPS-ja kanë thënë se janë 46 mijë faqe dokumente që duhet t’i trajtojmë dhe të hetojmë brenda 30 ditësh.

Është e vështirë që t’i lexojmë këto për 30 ditë dhe të analizojmë se cilat pjesët na hyjnë në punë neve. Duhet t’i kishim marrë këto dokumente më parë”, ka thënë avokat i Hashim Thaçit, Gregory Keohe.

/Shqip.com