Lajme

Kandiq: Rusia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia i vendos sanksione

Aktivistja serbe për të drejtat humanitare, Nataša Kandić

Natasha Kandiq, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka deklaruar se ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harchenko, e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq rreth vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Mesazhet e djeshme të ambasadorit rus në Beograd janë më shumë një paralajmërim për Vuçiqin, se Rusia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia i vendos sanksione…”, ka shkruar Kandiq.

Ditën e djeshme, ambasadori rus në Beograd, Harchenko i është përgjigjur pyetjeve se si do të vepronte shteti rus në rast se Serbia i vendos sanksione dhe nëse do të pengonte anëtarësim e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Ai pohoi se për Rusinë, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit do të jetë i rëndësishëm qëndrimi i qeverisë serbe në raport me Rusinë.

/Shqip.com