Lajme

Kandidimi i Belerit për eurodeputet, Idrizi: Pse është lajm i mirë për Shqipërinë

Kandidimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit për eurodeputet në zgjedhjet evropiane të 9 Qershori nga partia e djathtë në pushtet “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë mjaft bujë në mediat shqiptare dhe fqinje ditët e fundit.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka thënë se ky është një akt i paprecedentë duke shtuar se sipas tij, t’i afrosh Fredi Belerin qytetarëve evropianë duhet të jesh në hall të madh.

“Të bën përshtypje kandidimi i Fredi Belerit, është një akt i paprecedentë sepse të marrësh një njeri me rekorde kaq të rënda sa i ka Fredi Beleri, pra një njeri me 3 emra, Fodi, Fredi, Dionis, një njeri i cili ka 3 dënime me burg, njëherë në Greqi për armëmbajtje pa leje, një herë e dënuan nga Gjykata e Vlorës për poshtërim të Republikës së Shqipërisë, ka dhe një dënim të fundit tani nga Gjykata e Shkallës së Parë. Pra, të marrësh një njeri me 3 emra dhe me 3 dënime dhe një njeri që edhe profesionalisht nuk të thotë gjë, nga standardet sepse një njeri që formimin e ka hidraulik, është sfiduese mendoj. Minoriteti grek në Shqipëri ka figura më të mëdha. Të marrësh këtë njeri dhe të ja paraqisësh qytetarëve grekë si kandidatë që t’i përfaqësojë në Parlamentin Evropian, sigurisht që është kontrast dhe është një rast që ka sjellë debate dhe në mediat greke. Sfidues, një akt i paprecedentë, në vazhdën e akteve dispropocionale që Greqia ka mbajtur mbi Shqipërinë me bllokimin në Europë dhe me veton dhe me ndërhyrjet që ka bërë karshi drejtësisë e shqiptarëve. T’i afrosh një njeri të tillë qytetarëve evropianë duhet të jesh në një hall shumë të madh“, u shpreh ai në “Opinion”.

Megjithatë, Shpëtim Idrizi, kandidimin e Belerit e sheh një lajm të mirë nga pozicioni i Shqipërisë pasi thotë se ai nuk do të jetë fytyra përfaqësuese e Himarës pasi do të jetë e Greqisë në Parlamentin Europian.

Së dyti, nëse do e shihja nga pozicioni i Shqipërisë, do e quaja një lajm të mirë sepse njeriu i cili ka 3 emra dhe 3 dënime të rënda, është lajm i mirë sepse ky njeri një do të jetë më fytyra përfaqësuese e Himarës sepse do të jetë fytyra përfaqësuese e Greqisë në Parlamentin Europian. Edhe në zgjedhjet që do të kemi në Bashkinë e Himarës, edhe minoriteti grek ka figura intelektuale që mund ta përfaqësonin shumë më mirë se Beleri“, deklaroi më tej kreu i PDIU.

/Shqip.com