Lajme

Kandidatit të VV-së për Ferizaj nuk i pranohet kërkesa për hedhje të aktakuzës

Lëvizja Vetëvendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, i cili njëherësh është kandidat për kryetar të Ferizajt për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ramadani akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Lajmin për hedhjen poshtë të kërkesës e ka konfirmuar për Shqip.com, mbrojtësi i të akuzuarit Ramadani, avokati Naser Sopjani.

Në një prononcim për Shqip.com ka thënë se vendimi i shkallës së parë nuk është i drejtë.

Ndërsa, ka bërë të ditur se për këtë vendim do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

“Vlerësojmë se ky vendim i gjykatës nuk është i drejtë dhe nga ana e saj nuk janë analizuar në mënyrë të plotë argumentet e paraqitura në kërkesën e mbrojtjes. Ne patjetër që do të ankohemi në Gjykatën e Apelit”./SHQIP.com

Valon Ramadani kandidat i VV-së në Ferizaj – PIKA.MK
Deputeti i VV-së, Valon Ramadani