Lajme

Kandidati serb në Mitrovicën e Veriut shkon të votojë me stiker në gojë

Fotogarfia e liderit të Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq, me stiker në gojë, që po qarkullon në rrjete sociale

Lideri i Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq, është fotografuar në një nga qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, transmeton Shqip.com.

Ajo çka ka tërhequr më shumë vëmendje te paraqitja e tij ishte pasi i njëjti është shfaqur me stiker të vendosur në gojë.

Fotogarfia e liderit të Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq, me stiker në gojë, që po qarkullon në rrjete sociale

Ndonëse nuk dihet arsyeja pse Millunoviq ka vendosur të shfaqet në këtë formë, çështja e stikerit apo letrës ngjitëse ishte aktuale javë më parë, kur në Bruksel është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e përkohshëm të regjimit të letrave ngjitëse në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë e Serbi.  

Sot po mbahen zgjedhjet e shtata lokale në Kosovë që nga përfundimi i luftës më 1999.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, deri më tani pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është shënuar në Mitrovicën Veriore.

Deri në orën 11:00, rreth 31 për qind e votuesve të kësaj komune kanë dalë për të votuar, ose pesë mijë e 486 votues. /Shqip.com