Lajme

Kandidati për kryetar komune: Vozis veturë modeste, Ferrari

Xhemajl Hasani - Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga Nisma Socialdemokrate

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga NISMA Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, thotë se vozitë veturë modeste – të llojit “Ferrari”, transmeton Shqip.com.

Kështu është shprehur vetë Hasani në një debat televiziv në ‘Klan Kosova’, derisa u pyet për veturën të cilën e posedon.

Hasani deklaroi se vozit një veturë modeste, të tipit “Ferrari”, derisa ka shtuar se çmimi i saj është rreth 80 mijë euro.

“Veturë modeste, dhuratë. Ferrari, 70-80 mijë euro, si të gjithë kandidatët e tjerë”, ka thënë ai.  

Në këtë debat të pranishëm ishin edhe kandidatët tjerë për kryetar të kësaj komune, por asnjëri prej tyre nuk deklaroi se vozitë veturë të përafërt me shifrën e cekur nga pretendenti i NISMA-s për të parin e Podujevës.

Ndryshe, më parë ai kishte publikuar në rrjete sociale fotografi me veturën, të cilën e ka përmendur në debatin zgjedhor. /Shqip.com

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani