Lajme

Kandidati për kancelar të Gjermanisë letër Kurtit: Votuesit duan Qeveri progresiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër falënderimi për urimin që ia ka dërguar kandidatit për Kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate, Olaf Scholz, pas fitores në zgjedhjet parlamentare, transmeton Shqip.com.

Në letrën e dërguar për Kurtin, Scholz ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se shumica e votuesve gjermanë duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror.

“Duan një Qeveri që përballet me çështjet e së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngrihet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar”, ka shkruar kandidati për Kancelar të Gjermanisë Scholz.

Kandidati që fitoi zgjedhjet për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, në këtë letër më tej thuhet se shumica duan një Qeveri që trajton çështjet urgjente të së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë së këtij vendi, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm.

“Partia Socialdemokrate e Gjermanisë doli nga zgjedhjet për Bundestagun si partia më e fortë dhe ka ambicien për të udhëhequr me qeverinë e re federale. Rezultatet zgjedhore tregojnë që shumica e votuesve duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror”.

“Duan një Qeveri që trajton çështjet urgjente të së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar. Dua ti shprehë falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e madhe nga e gjithë Evropa”, thuhet në letër. /Shqip.com