“Kanceri më mori nënën”, Sabiani tregon historinë prekëse që përloti të gjithë

Që nga dita e parë ‘Big Brother VIP Albania’ ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Big Brother iu ka kërkuar banorëve VIP që në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin të gjirit, të japin një mesazh sensibilizues.
Pas kësaj secili nga banorët fillojë me mesazhet e tyre, ndërsa i vetmi këngëtari, Sabiani ishte ai që kishte një histori shumë të dhimbshme që e lidhë më këtë muaj.

Ai ka treguar që nënë e tij ka vdekur nga kanceri dhe kjo ka bërë që banorët të qajnë pa pushim.
“Mua më ka vdekur nëna nga kanceri, jo në gji por në mitër. Më falni nuk kisha për ta treguar kurrë. Diagnostikimi i hershëm ndoshta do ta shpëtonte”, ka thënë ai.

Pas kësaj historie të gjithë janë ngritur për ta përqafuar e ngushëlluar.
Ai me tej, ka thënë që është person shumë i ndjeshëm edhe pse njerëzit mendojnë që ai është shumë i fortë.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën./SHQIP.com