Lajme

Kancelari i Gjermanisë pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ceremoni shtetërore ka mirëpritur para Qeverisë së Kosovës, Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u shtrua tepihu i kuq ku është rreshtuar edhe Garda e FSK-së për ta pritur me nderimet më të larta shtetërore kancelarin gjerman.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Schloz ka mbërritur në Kosovë në ora 09:45 në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në aeroport, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori  i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde e kanë pritur Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Pas takimit, Kurti dhe kancelari gjerman do të mbajnë konferencë për media.

Kancelari gjerman më pas do t’i vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it.

Scholz do të qëndroi në Kosovë rreth katër orë prej nga do ta marr rrugën drejt Beogradit për të qëndruar dy orë aty.

Më pas nga Serbia ai do të udhëtoi drejt Greqisë.