Lajme

Kancelari i Gjermanisë komenton paktin Rama-Meloni për refugjatët, Scholz: Sfidat zgjidhen bashkë

Kancelari gjerman Olaf Sholz ka folur për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm që shpëtohen në Mesdhe. Sipas Scholz, është një çështje dypalëshe, por edhe Berlini do ta ndjekë atë me kujdes pasi edhe Shqipëria do të jetë së shpejti një anëtare e Bashkimit Europian.

Gjermania, shton kancelari, mbështet krijimin e një mekanizmi solidariteti me qëllim zgjidhjen e sfidave së bashku.

Është një çështje mes dy qeverive, por duhet pasur parasysh edhe se Tirana, sipas nesh, së shpejti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ne po flasim se si t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku, duam të krijojmë një mekanizëm solidariteti. Ne do ta ndjekim me kujdes këtë marrëveshje”, tha Scholz.

Kancelari gjerman thotë se ajo që ka rëndësi është që sfidat të mos kapërcehen vetëm, por edhe me aleatë, qofshin këta edhe jashtë BE-së.

Është e nevojshme të zvogëlohet emigracioni i parregullt. Për këtë arsye do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë BE-së. Siç po ndodh tani me Turqinë. Por mund të ketë të tjera rrugë”, vijon ai.

Pakti mes Italisë dhe Shqipërisë parashikon krijimin e një pike pritje në portin e Shëngjinit dhe një qendre akomodimi në Gjadër të Lezhës të cilat do të jenë nën juridiksionin italian.

Në këtë qendër do të mbahen jo më shumë se 3 mijë emigrantë që do të jenë në pritje të shqyrtimit të kërkesës së azilit.

/Shqip.com