Lajme

Kancelari gjerman u kërkon Kosovës e Serbisë t’i zbatojnë marrëveshjet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakorduar.

Gjatë punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Scholz ka theksuar se është i kënaqur me punën e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian mbi dialogun Kosovë-Serbi.

“Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë edhe për përshpejtimin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është proces bashkëpunimi…Kur situata përshkallëzohet, ne duhet të përfundojmë me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur me anë të dialogut të normalizuar nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar kancelari Scholz.

/Shqip.com