Sport Ndërkombëtar

Kampionja olimpike – triumfon në vendlindje

Elaine Thompson-Herah

Elaine Thompson-Herah ka triumfuar në 100 metra në vendlindjen e saj – Xhamajka dy ditë pasi u tërhoq nga eventi i Birminghamit – “Diamond League”.

Kampionja olimpike e 2016 dhe 2020 në 100 dhe 200 metra, fitoi në 10.94 sekonda në Kingston.

29-vjeçarja e  humbi takimin e Birminghamit pasi u ankua për “shqetësim” në shpatull.

“Ne të gjithë përballemi me sfidat tona dhe unë nuk jam 100% në formë dhe mendoj se ishte vendimi më i mirë të mos udhëtoja”, tha ajo.

“Vendosëm ta testonim këtu dhe u ndjemë më mirë se disa ditë më parë. Jam e lumtur për 10.94 sekondat. Unë do të vazhdoj të punoj në zonat e mia të dobëta.”

Organizatorët e Birminghamit kishin thënë se vendimi i saj për të mos fluturuar në Mbretërinë e Bashkuar ishte marrë “nga një bollëk kujdesi pasi ajo përjetoi disa shqetësime në stërvitje”.

Teksa, fituese në Birmingham doli Asher-Smith e Britanisë së Madhe.