Sport Shqiptar

Kampioni mposhtet në Rahovec

Momente nga takimi: Rahoveci-Ylli

Kampioni e ka nisur – sezonin me humbje.

KB Ylli është mposhtur në udhëtim te Rahoveci – me rezultat të ngushtë 90-88.

Ani pse ndeshja ishte një “dramë” në parket – vendasit i arkëtuan pikët e plota.

Momente nga takimi

Çereku i dytë e bëri diferencën në këtë derbi – pasi “vreshtarët” e mbyllën me tetë pikë epërsi(25-17).

Më meritori për këtë fitore ishte Jahin Carson – që shënoi 19-të pikë, asistoi shtatë herë e regjistroi gjashtë kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe Chris Seeley me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Ylli Henrik Sirko ishte fenomenal dhe regjistroi 26 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime – por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Rahoveci tregoi që do të jetë një “arrë e fortë” për sezonin e ri, teksa Ylli do të ketë konkurecë të fortë – për të përsëritur suksesin e dy viteve të fundit./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022