Sport Ndërkombëtar

Kampioni i Italisë e pret Romën e Mourinhos

Futbolli italian sot vjen me derbin e vjetër të dy skuadrave të mëdha italiane. Kampioni aktual, Milan do të jetë nikoqire e skuadrës së Romës.

Të dyja skuadrat e kanë nisur me fitore vitin 2023 duke mposhtur javën e kaluar Salernitanën, respektivisht Bolognan.

Milan gjendet në vendin e tretë në tabelë me 36 pikë një më pak se Juventusi dhe katër pikë larg Napolit që renditet në vendin e parë.

Ky duel është i vlefshëm për javën e 17-të dhe zhvillohet sonte në ”San Siro” më fillim nga ora 20:45.

/Shqip.com