Sport Ndërkombëtar

Kampioni i botës shtrihet në spital – ka lëndime të rënda trupore

Julian Alaphilippe

Kampioni i botës, Julian Alaphilippe është shtrirë në spital – pasi u përplas me një pemë gjatë garës njëditore të së dielës “Liege-Bastogne-Liege”.

Si pasojë e kësaj – ai ka dy brinjë dhe një shpatull të thyer.

Përplasja ishte e madhe dhe u përfishinë disa çiklistë, por Alaphilippe – pësoi më së shumti lëndime.

Ekipi i tij Quick-Step Alpha Vinyl tha se kërkohet “një periudhë vëzhgimi i mëtejshëm” përpara fillimit të shërimit të tij.

Ndërkohë, shoku i skuadrës Ilan van Wilder ka pasur një operacion në nofullën e thyer – si pasojë e të njëjtit aksident.

21-vjeçari belg është kthyer në shtëpi, por është përjashtuar nga Giro d’Italia, i cili fillon më 6 maj. /Shqip.com