Sport Shqiptar

Kampionët po “dëfrehen” në Ligën Unike

KB Ylli

Liga Unike po i shkon për shtati kampionëve.

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e radhës në këtë kompeticon.

Skuadra nga Suhareka e ka deklasuar Tiranën – në udhëtim, me rezultat 71-103.

Ani pse u prit se do ishte një ndeshje derbi, në parket Ylli ishte superior.

Pas 30 minutave lojë, semafori tregonte 54-74.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të brendshme
KB Ylli

Basketbollistët më të dalluar te skuadra nga Kosova ishin Henrik Sirko me 23 pikë e gjashtë asistime, Gëzim Morina me 14 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Erjon Kastrati me 22 pikë e gjashtë kërcime.

Në anën tjetër, te Tirana, paraqitje të mirë zhvilloi Reggie Clark me 26 pikë e pesë kërcime.

Në anën tjetër, bardhekaltërit nuk po kalojnë formë aspak të mirë sepse janë mposhtur tri herë, kurse kanë shënuar po aq fitore./Shqip.com