Kampionët mposhten në shtëpi

Kampionët janë mposhtur në shtëpi – në një takim që dukej i lehtë në letër.
Prizreni 16 ka shënuar fitore në udhëtim te Golden Eagle Ylli – me rezultat 82-91.
Në një takim derbi, ku të dyja skuadrat e kërkuan fitore, pikët e plota shkuan në Prizren.
Basketbollisti më i mirë na parket te mysafirët ishte Darell Davis me 24 pikë e nëntë kërcime.

Teksa, në anën tjetër te Ylli u dallua Henrik Sirko me 11 pikë, dhjetë kërcime e nëntë asistime.
Për prizrenasit kjo ishte fitorja e e 14-të në këtë sezon – krahas dhjetë humbjeve.
Tashmë – ky ekip gjenden në vendin e katërt në tabelën klasifikuese.
Në anën tjetër, për Yllin kjo qe vetëm humbja e gjashtë në këtë kampionat, ndërsa ka arkëtuar 18-të fitore.

Skuadra nga Suhareka – vazhdon të jetë lidere e Superligës me 42 pikë të grumbulluara. Vetëm një më shumë se Trepça e vendit të dytë, por “minatorët” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Shqip.com
