Sport Shqiptar

Kampionët e pësojnë humbjen e radhës në shtëpi

Prishtina-Drita

Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është më i “frikshëm” për kundërshtarët e Prishtinës.

Skuadra nga kryeqyteti ka pësuar humbje 0-1 ndaj Dritës, në kryendeshjen e javës së 17-të në Superligën e Kosovës.

Në këtë takim – të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi, por pikët e plota u arkëtuan nga mysafirët.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Marko Simonovski, në minutën e 36-të.

Rast të mirë për ta dyfishuar epërsinë pati Hamdi Namani – katër minuta më pas, por u tregua i pasaktë ballë – për ballë me Halimin.

Në anën tjetër, për skuadrën nga kryeqyteti një shanc të artë e lëshoi, Otto John.

Me këtë fitore, Drita mbetet në vendin e tretë në tabelë, me 31 pikë të grumbulluara, pas 17-të ndeshjeve të zhvilluara.

Dy pikë më pak se Ballkani që është lider.

Kurse, “plisat” janë në vendin e pestë, me 24 pikë dhe kjo ishte hera e pestë që mposhten në këtë kampionat.

Në takimet tjera të zhvilluara në të njëjtin orar, u regjistruan këto rezultate:

Dukagjini 0-0 Llapi

Ulpiana 0-0 Feronikeli /Shqip.com

Tabela e Superligës