Sport Ndërkombëtar

Kampionati Evropian i femrave theu rekord për shikueshmëri

365 milionë tifozë në mbar botën ndoqën kampionatin Evropian të femrave gjatë verës.

Një finale dramatike e pa Anglinë të poshtë Gjermanin, për të ngritur trofeun e lakmuar, shkruan Sky Sports.

UEFA, organi drejtues i futbollit evropian, publikoi të martën një raport nga “Ernst and Young” duke zbuluar ndikimin pozitiv të turneut që u mbajt në Angli.

UEFA, organi drejtues i futbollit evropian, publikoi të martën një raport nga Ernst and Young, duke zbuluar ndikimin pozitiv të turneut që u mbajt në Angli.

Në stadium mesatarisht për çdo ndeshje ishte një turmë prej 18,544 tifozësh, me një total prej 574,875 spektatorësh në të gjitha ndeshjet.

Tetëdhjetë e katër për qind e shikuesve thanë se përvoja e tyre duke parë turneun ka përmirësuar perceptimin e tyre për futbollin e femrave.

Vlera e të drejtave televizive u rrit me 289 për qind krahasuar me turneun e mëparshëm, gjë që rrit financat e ekipeve profesionale të femrave.

/Shqip.com