Rozë

Kamerë e fshehtë – Si i’u vodh makina Dj Sardit: O plak del i vdekur nga këtu

Dj Sardi

“O plak del i vdekur nga këtu po të them edhe njëherë”.

Kjo është fraza kur, DJ i njohur shqiptar, Sardi Shehu ka qenë pre e një kamerë të fshehtë.

Kjo ishte pjese e emisionit “Piranjat” në Abc.

DJ shqiptar me të qeshurën më karakteristike në Ballkan niset për të performuar në një lokal të Shkodrës, por kamera e fshehtë e organizuar nga gruaja e tij, i kthehet në një ferr të vërtetë.

Jo më kot, kjo mund të quhet “Dita e Zezë” e DJ Sardit. Bashkëpunëtore e këtij kurthi është gruaja e tij Jonisa Sinorukaj, dhe jo më kot. Ndërsa DJ i famshëm bredh nëpër botë, Jonisa kujdeset për të voglin e saj. Por gjithçka e ka një limit, pasi ajo ka vendosur të “hakmerret”.

Sikur të mos mjaftonte që Jonisa e detyroi të kthehej nga rruga, Sardi ndalohet disa herë nga policia, rrugës për në Shkodër. Kupa mbushet kur përballet me një pronar lokali tepër injorant, i cili është fans i këngëve me çifteli.

Pasi gjatë gjithë performancës, nuk arrin ta kënaqë punëdhënësin, ky i fundit, hakmerret duke refuzuar ta paguajë. Por e keqja do të vije më pas… Çfarë i kanë kurdisur “Piranjat” këtij DJ? Pa lekët e performancës dhe me makinë të rrëmbyer, si do ta përballojë Sardi gjithë këtë presion?

“Ma gjej tani direkt makinën…Vetëm ti e di kush ka dalë. Del i vdekur ti sot! Po të them edhe njëherë se nuk del gjallë…”. Ndiqni videon për të kuptuar se çfarë ndodh pas këtij kërcënimi./SHQIP.com