Lajme

Kamberi: Në Serbi ekziston retorika e viteve të 90-ta

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi
Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndodhive të sotme në seancën e thirrur në Serbi, rreth çështjes së Kosovës.

Ai përmes rrjetit Facebook, ka thënë se sot ka qenë një rrëmujë në Parlamentin e Serbisë dhe një albanofobi e shfaqur haptas.

Sipas tij, ajo që është duke ndodhur në Serbi, e pasqyron mungesën elementare të sensit për realitetin në Kosovë. Tutje, ai ka thënë gjithashtu se kjo është retorike e viteve të 90-ta.

Kujtojmë se, gjatë ditës në Serbi është zhvilluar seanca e veçantë e Kuvendit, që e kishte në agjendë raportin për negociatat me Kosovën për periudhën 1 shtator – 15 janar.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, para deputetëve ka prezantuar një plan prej dhjetë pikash për politikën e Serbisë siç thuhet për “periudhën e ardhshme”.

/Shqip.com