Lajme

Kamberi takohet me Hillin, diskutojnë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës

Kërkesat e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte tema kryesore e takimi midis deputetit të vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill.

“Kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher Hill.Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka bërë të ditur Kamberi.

Hil pos që ka vizituar Luginën, ai ka qëndruar edhe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

/Shqip.com