Kamberi-Sinanit: Ata, sot humbën gjithçka bashkë me nderin
Publikuar:
(11.04.2022 14:42:56)

Ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë, ka reaguar pas shkarkimit të Kryetarës së Preshevës, Ardita Sinani.
Kamberi përmes një postimi ne Facebook, ka shkruar se “Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin”.
“Por besoj se mbetet pupulli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetëmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën”, ka shkruar Kamberi.
Kuvendi Komunal i Preshevës ka shkarkuar, Ardita Sinanin nga pozita e kryetares së kësaj komune.
Lajmin e kanë konfirmuar burime të Shqip.com nga Kuvendi i Preshevës.
“Po, u shkarkua me 20 vota për”, tha ky burim./Shqip.com