Lajme

Kamberi: Serbia po ndikon në shpopullim dhe zhvillimin ekonomik

Shaip Kamberi - deputet në parlamentin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, vazhdojnë të diskriminohen në Serbi, duke mos iu lejuar simbolet kombëtare, gjë që sipas tij, bën të kuptojë se Serbia po ndikon në shpopullim dhe zhvillimin ekonomik.

Kamberi është deklaruar edhe për nismën “Ballkani i Hapur” për të cilën u shpreh se, pa pjesëmarrjen e të gjithë shteteve, Ballkani do të vazhdojë të mbetet një rajon i trazuar.

“Shqiptarët janë të diskriminuar në sfera të ndryshme të jetës. Mohimi i integrimit të barabartë në institucionet e shtetit, përdorimit të lirë dhe zyrtarë të gjuhës në intitucionet e shtetit, pra integrimit si një proces që fare nuk është zhvilluar, pavarësisht faktit se Serbia me tre programe dhe me tre marrëveshjet që ka me shqiptarët është zotuar se do ta kryejë këtë. Është pra një ndër problemet kryesore me të cilin ballafaqofen shqiptarët”, ka thënë ai për ‘Zërin e Amerikës’.

Siç shprehet Kamberi, Serbia vazhdon t’i mohojë shqiptarëve të drejtën e përdorimit të simbolit kombëtar, ndërkohë që mban peng zhvillimin ekonomik të tre komunave në Luginën e Preshevës duke ndikuar në një shpopullim të qetë nga pjesa vitale e popullsisë shqiptare.

Duke folur për nismën “Ballkani i hapur”, deputeti Kamberi tha se çdo bashkëpunim në rajon duhet përshëndetur dhe se kjo nismë, e nisur mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të ndikojë edhe në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Për momentin ne nuk jemi duke parë ndonjë lëvizje pozitive dhe ndryshim të raportit të qasjes së Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. T’i japim hapësisë kohës, të presim, se ndoshta mund të ketë diçka. Nëse nuk ka lëvizje në atë drejtim, për shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të jetë një iniciativë e kotë”, thotë ai.

“Siguria kolektive e Ballkanit Përendimor varet nga stabiliteti në të gjithë këto shtete. Nëse nuk është stabile Bosnja dhe raportet atje mes tre etnive, atëherë ajo mund t’a rrezikojë paqen në cilëndo pjesë të Ballkanit”.

“Raporti i Serbisë me Kosovën mendoj se është po ashtu qenësor, jo vetëm për Ballkanin, por në rradhë të parë në raportin mes shqiptarëve dhe serbëve. Se, nëse nuk kemi lëvizje në normalizim të raporteve për njohje reciproke, Ballkani do të mbetet akoma i trazuar, pavarësisht këtyre iniciativeve tre palëshe që ekzistojnë”. /Shqip.com